Makina e djalit të kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili është shkrumbuar gjatë natës. Mercedesi Clas në pronësi të Klodian Xhelilit ishte parkuar në oborrin e shtëpisë.
Fqinjët e kryebashkiakut kur panë flakët njoftuan policinë, por megjithatë mjeti u shkrumbua. Policia ka nisur hetimet dhe po mbledh prova duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë me qëllim gjetjen e autorit.
Ka dyshime se ngjarja ka lidhje me kryetarin e Bashkisë.