Shkarkoi drejtorin e UKT, “Shekulli” i Kokëdhimës sulmon Veliajn

Brenda radhëve të socialistëve vijojnë përplasjet politike dhe lufta brenda llojit . Më e fundit është ajo mes deputetit Koço Kokëdhima dhe Kryetari të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Kjo pasi ky i fundit shkarkoi drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë Neritan Gjodeshit pak ditë më parë pas qindra denoncimeve për mbifaturime. Gjodeshi njihet si njeri i afërt me Kokëdhimën  ndërsa vendosja e tij në UKT ishte falë këmbënguljes së deputetit të qarkut të Vlorës.

Por çfarë mënyre ka zgjedhur Kokëdhima për t’u hakmarrë ?

Prej disa ditësh, gazeta “Shekulli” nëpërmjet disa artikujve ka sulmuar indirekt kryebashkiakun Veliaj duke mbrotjur intersat e biznesit dhe të tregtarëve. Në shkrime duket qartë edhe qëndrimi kundër taksave të bashkisë si dhe mbrojtja e tregtarëve.

Ky pozicionim i pazakontë i gazetës ngre pikëpyetje mbi marrëdhënien e Kokëdhimës, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit, dhe Erion Veliajt një nga njerëzit që kërkon gjithnjë të jetë më afër kreyministrit.

A po i mbështet Kokëdhima tregtarët sepse beson në të drejtën e tyre, apo i mbështet sepse ka vetë biznese që preken nga tarifat e reja apo ka diçka tjetër që mund të shpjegojë qëndrimin e ri të gazetës “Shekulli”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *