Reforma në drejtësi, Federica Mogherini mbërrin sot në Tiranë

TIRANE- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini mbërrin sot në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me krerët me të lartë të shtetit.

Sipas informacioneve, mësohet se Mogherini do të takohet me kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe mbi zhvillimet e fundit dhe perspektivat e marrëdhënieve BE-Shqipëri. Pas takimit do të ketë dhe një konferencë të përbashkët. Ndërkohë, ditën e premte zyrtarja e lartë e BE do të takohet me presidentin Nishani dhe ministrin Bushati si dhe me kryetar të partive të ndryshme politike.

Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *