Partia Demokratike njofton se do të kërkoj referendum lokal për zgjerimin e Liqenit Artificial në të dy krahët e korpusit Universitar dhe ndërtimin e parkimit nëntokësor tek Parku “Rinia”. Lajmin e konfirmoi kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”.
“Nesër në orën 10:00 ne si Departament do të shkojmë para KQZ për referendum për ndalimin e këtyre 2 objekteve dhe ndalimin e parkimit nëntokësor. Në orën 10:00 ju ftojmë kush do të bashkohet.” – shprehet Malltezi.
Malltezi pranoi gjithashtu se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj ka bërë gabime duke dëmtuar zonat e gjelbërta.
“Është e vërtetë që PD ka cënuar zona të gjelbra, unë para 23 vitesh kam protestuar ndaj qeverisjes së PD që kërkonte ta bënte Sheratonin brenda parkut, vetëm 11 veta u bënë në atë kohë, ne dështuam.” – shtoi më tej Malltezi.