Mancini: Inter duhet të ishte në finalen e ‘Copa Italia’

Pasi humbën me Juventus me penallti, Trajneri i Inter Roberto Mancini mendon se ekipi i tij duhet të kishte shkuar në finale. Zikaltërit bënë një paraqitje spektakolare, duke rikuperuar avantazhin 3:0 që ishte pas ndeshjes së parë. Gjithsesi humbja e penalltisë nga Rodrigo Palacio i hapi rrugë Leonardo Bonucci-t, i cili mori përsipër të çonte Juve-n në finalen e Romës. “Më vjen keq sepse skuadra e meritonte të shkonte në finale,” shprehet Mancini për mikrofonat e Rai Sport. “Dua të përgëzoj të gjithë djemtë për paraqitjen e mrekullueshme që bënë nga minuta e parë e deri tek e fundit.”

“Megjithëse u mundën me penallti, dua që ekipi im ta kuptojë kualitetin që ka, ata mund të ndeshen kokë më kokë edhe me më të mirët. Kishim shumë raste për të shënuar në pjesën e parë, teksa Juventus nga vuri në vështirësi vetëm me goditje nga distanca.” Duke u drejtuar nga Seria A, Mancini shpreson që ekipi i tij të vazhdojë me këtë vrull. “Ne po mundohemi të ndërtojmë diçka, dhe ka raste ku mund të hasësh vështirësi,” vijon tekniku. “Na kanë mbetur edhe 12 ndeshje, shpresoj që të bëjmë mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *