Komentuesi sulmon Fevziun: E dije disa ditë përpara që do vritej gjykatësi Konomi

Shkrimi i gazetarit Blendi Fevziu për vrasjen e Alda Canajt nga Marjan Rroku ka ngjallur replika nga qytetarët.

Moderatori i emisionit Opinion Blendi Fevziu ka shkruar një opinion mbi debatin që u hap pas intervistës së Ardit Gjebresë me vrasësin e dënuar përjetë Marjan Rroku.

Vrasësit jemi ne – e titullon Fevziu shkrimin.

Ai kujton se atë ditë kur u vra Alda dhe Mbarime Canaj “po kthehej nga Durrësi në Tiranë” dhe akuzon ata që kishin dijeni për kërcënimet e Rrokut dhe nuk e kishin parandaluar vrasjen.

“M’u kujtua kjo skenë ku u gjenda rastësisht një ditë pranvere të vitit 2001. Kthehesha nga Durrësi atë ditë. Makinat kishin ndalur në hyrje të Tiranës dhe ndërsa u mundova të kuptoj atë që po ndodhte, u gjenda në mes të një skenë krimi që kish ndodhur mbase pak orë më parë. Për ditë me rradhë e ndoqëm historine në gazetë; në televizion. Ishte një vrasje makabre, një vrasje që meritonte si logo titullin e famshëm të Gabriel Garcia Markezit: Kronikë e një vrasje të paramenduar! Një adoleshente dhe nëna e saj, kishin ikur nga kjo jetë sepse Shteti nuk diti ose nuk deshi t’i mbrojë…” – shkruan moderatori i Tv Klanit.

Por ndërkohë një komentues me mbiemrin “Toptani” hedh një akuzë të rëndë. Ai thotë se vetë Fevziu ka qenë në dijeni të kërcënimeve për vrasjen e Konomit disa ditë përpara se të ndodhte vrasja, shkruan Dita.

Gjykatësi Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë nga shpërthimi me eksploziv në makinën e tij më 9 shtator të 2011 në Vlorë. Ngjarja është ende e pazbardhur.

komentuesi-Fevziut
(Boldnews) 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *