KE miraton 25 vite regjim lehtësues tatimor për TAP

Komisioni Evropian miratoi sot marrëveshjen e arritur midis Greqisë dhe një operatori zviceran i ngarkuar për transportimin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt Italisë, në kuadër të një operacioni të gjerë për reduktimin e varësisë së BE-së për gaz me origjinë nga Rusia.

Ky projekt i gazsjellësit i emërtuar “Korridori i Jugut” do të mundësojë duke filluar nga viti 2020 të transportojë gazin natyror nga zona naftëmbajtëse Shah Deniz II (Azerbajxhan) drejt jugut të Italisë, nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe një pjese nënujore në Adriatik.

Për pjesën përfundimtare të vijëkalimit, duke nisur nga kufiri greko-turk, Athina ka përfunduar marrëveshjen me operatorin TAP (Gazsjellësi TransAdriatik, një sipërmarrje e përbashkët e gjashtë grupeve energjetike të regjistruara në Zvicër) duke i mundësuar një regjim lehtësues tatimor me një kohëzgjatje 25-vjeçare, duke u llogaritur nga fillimi i operimit tregtar.

”Nga ana tjetër kjo marrëveshje është në përputhje me rregullat e BE-së në planin e ndihmës shtetërore”, cilësoi Komisioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *