Horoskopi për sot 3 mars

Dashi

Shmangni këdo që është i gatshëm të ndërhyjë në ambiciet dhe objektivat tuaja. Rrini sa më larg atyre që mund të ngadalësojnë ritmet tuaja.

Demi

Nuk ju këshillohen aktivitetet në kolektiv, sepse është e rëndësishme të ndjeni se e bëni çdo gjë vete. Eksperimentoni sa më shume alternativa të mundshme.

Binjaket

Sapo të filloni udhëtimin, asgjë dhe askush nuk do të mund t’ju ndalojë më për të arritur aty ku doni. Ndaloni një çast për të vlerësuar progreset që keni arritur.

Gaforrja     

Është një ditë e shkëlqyer për të sqaruar disa çështje biznesi me bashkëpunëtoret tuaj dhe për t’u siguruar se marrëveshjet e bëra po shkojnë ashtu si duhet.

Luani  

Gjatë kësaj dite pozitive do të keni mundësi të bëni ç’të doni dhe si të doni. Dikush mund të behet ziliqar për suksesin tuaj, por kjo është e parrezikshme.

Virgjëresha

Mos i ngatërroni faktet me hamendjet tuaja. Nëse në këtë moment nuk jeni të sigurt për rrugën që duhet të merrni, më mirë mos merrni vendime.

Peshorja

Jeta familjare do të kërkojë shumë më tepër vëmendje se sa zakonisht dhe do të keni nevojë për më tepër kohë për të përmbushur gjithë detyrimet tuaja.

Akrepi

Do të pushtoheni nga disa probleme në dukje të thjeshta, por që në fakt s’janë shumë të qarta. Mos lejoni t’ju shpëtojnë disa detaje të rëndësishme.

Shigjetari

Dikush që e njihnit mire dhe që nuk e shikonit prej kohësh, do të rishfaqet krejt papritmas. Mund të pushtoheni nga një emocion i çuditshëm.

Bricjapi      

Në ambientet e punës shfaquni sa më të gëzuar dhe të tjerët do të besojnë se jeni zbavitur vërtet. Ndonjëherë imazhi është shumë më i rëndësishëm sesa thelbi.

Ujori   

Është momenti që të largoheni nga shtëpia për të kuptuar se si po shkojnë në të vërtetë gjërat. Një vështrim më i kujdesshëm do t’ju bëjë të gjeni një zgjidhje të përshtatshme.

Peshqit     

Do të ndjeni nevojën për të ndaluar pak dhe për të kthyer edhe një herë vështrimin prapa. Kini kujdes dhe mos harroni disa sinjale të rëndësishme.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *