Fotografohen Rama – Vokshi, dashuri dhe urrejtje në të njëjtën kohë

Edhe pse janë në një proces gjyqësor me njëri – tjetrin, kjo nuk i ka penguar që të shkëmbejnë ndonjë batutë. Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama dhe deputeten demokrate Albana Vokshi.

Ka qënë kryeministri Rama i cili është afruar tek tavolina ku kanë qënë të pranishme disa deputete, mes të cilave Albana Vokshi, Mesila Doda, Majlinda Bregu dhe deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka.

Por ajo që të bie në sy është komunikimi mes Ramës dhe Vokshit teksa fotoja tregon qartë se ka patur pjesë humori mes tyre.

Nuk është hera e parë që kryeministri Rama afrohet për të biseduar me deputeten Vokshi. Këtë gjë ai e ka bërë më herët edhe gjatë zhvillimit të seancës parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *