Emigrantët ekonomikë? Ja si përgjigjet kreu i BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u bëri sot thirrje migrantëve ekonomike se nuk janë të mirëpritur në Evropë, në përfundim të një takimi në Athinë me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

“Dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë migrantëve ekonomikë, shumica e së cilëve janë të paligjshëm, kudo ku ata ndodhen. Mos ejani në Evropë!”, deklaroi Tusk.

”Mos bini pre e trafikantëve. Mos vini në rrezik jetën dhe të ardhurat tuaja. Çdo sakrificë juaja nuk do të shërbejë për asgjë”, u shpreh Tusk në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin grek.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here