Në orët e pasdites, në Vushtrri janë arrestuar Naim Bunjaku dhe Mehmet Selaci, aktivistë të Vetëvendosjes. Ata u shoqëruan në polici, pasi po shkruanin grafite që kundërshtonin themelimin e “Zajednicës” dhe zgjerimin e saj në Vushtrri.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, këto arrestime janë në vijim të një fushate të gjerë, ku pushteti po përdor policinë e gjyqësorin për të përndjekur politikisht dhe për të burgosur aktivistët e kësaj force politike
Sëfundmi është njoftuar se Lista Serbe ka kërkuar që fshati Prilluzhë të ndahet nga Komuna e Vushtrrisë dhe të formohet si komunë me shumicë serbe, për t’u bërë më tej pjesë e “Zajednicës”.
Por Vetëvendosja e kundërshton këtë vendim pasi sipas saj kjo do të thotë copëtim të Kosovës.