Mogherini pritet t’i kërkojë politikanëve zbatimin e “dekriminalizimit”

Përfaqësuesja e Lartë për çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federika Mogherini gjatë vizitës së saj në Tiranë pritet t’i kërkoj klasës politike edhe zbatimin e ligjit për dekriminalzimin.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç teksa foli për vizitën e përfaqësueses së lartë.

“Në dhjetor kur ligji i dekriminalizimit u miratua, BE e mirëpriti miratimin unanim. Tani fokusi është te zbatimi. Duhet të miratohen disa akte dhe puna vijon dhe ne besojme se është e rëndësihme që Shqipëria të zbatojë ligjin e dekriminalizimit sepse do të jetë një sinjal për të rritur besimin e qytetarëve dhe integritetin e shtetit dhe funksionimin e duhur të institucioneve”. – shprehet zëdhënësja e KE, Koçijançiç. 

Gjithashtu një temë tjetër që do të diskutoj Mogherini është edhe kriza e refugjatëve. Nuk dihet nëse do t’i tërheq vëmendjen kryeministrit Edi Rama për deklaratat e tij për mbylljen e kufijëve për refugjatët.

“Vizita e Mogerinit në Tiranë bëhet për raportet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Mogherini në Tiranë edhe për situatën e krijuar me krizën e emigrantëve.”- shton më tej zëdhënësja e KE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *