Vrasja në Belgjikë, Gjykata e Lartë shpall moskopetencë për çështjen ndaj Frrokut

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për gjykimin e Mark Frrokut në lidhje për akuzat për vrasje me paramendim të shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti në Belgjikë.

Shpallja e moskompetencës nga ana e Gjykatës së lartë ka ardhur pasi Mark Frroku nuk gëzon më statusin e deputetit, e si i tillë do të gjykohet si një njeri i thjeshtë.

Çështja i ka kaluar tashmë shkallë së parë të Gjykatës së Tiranës.

Gjithashtu ndaj Frrokut vijojnë hetimet edhe për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *