Kontrabanda? Bie importi i kafes për muajin Janar

Importi i kafes gjatë muajit janar të këtij viti u ul, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë janarit u importuan 574 ton kafe.

Krahasuar me muajin janar të vitit 2015, gjatë periudhës në janarin e këtij viti u importuan rreth 65 ton kafe më pak. Në janarin e vitit 2015 u importuan 638 ton kafe.

Në Shqipëri importohen disa lloj kafesh, si kafe e pjekur e papjekur, e dekafeinuar , etj. Sipas të dhënave, në Shqipëri konsumohen 37 milionë filxhan kafe ekspres ne vit dhe rreth 30 milionë kafe turke ne vit, ndërsa shpenzimet për shqiptarët llogaritet në 15 miliardë lekë ne vit.

Importi i kafes gjatë 3 mujorit janar-mars në 5 vitet e fundit në sasi:

Viti Sasia

2010 356
2011 429
2012 543
2013 413
2014 472
2015 638
2016 574

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *