​Bylykbashi: Vetëm formulari i PD garanton zbatimin e dekriminalizimit

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat paraditen e së enjtes u shpreh se po vazhdojnë përpjekjet e mazhorancës që konsensusi i 21 Dhjetorit të prishet.

Bylykbashi tha per mediat se “Formulari i vetëdeklarimit që ofron PD i jep mundësinë Ligjit të dekriminalizimit që të zbatohet plotësisht. Ajo që kërkon PS është që nëpërmjet formularit të propozuar prej saj, të cungojë thelbësisht mundësinë e Prokurorisë dhe organeve kompetente të kërkojnë çdo të dhënë, të hetojnë çdo të dhënë të personave që kanë rekorde kriminale dhe qëllimi është vetëm një, që kriminelët që janë sot në politike dhe në administratë të shpëtojnë dhe në të ardhmen të kenë mundësinë të përsërisin atë që kanë bërë nga viti 2013 e këtej”.

“Nëse ne nuk i japim zgjidhje fenomenit që deputeti Prenga ilustron, pra duke pranuar Parlamenti amendamentin e PD, kjo kategori e rrezikshme duhet të largohet nëpërmjet ligjit të dekriminalizimit pra vetëm me ligj dhe jo me vullnete individuale, sigurisht atëherë nuk kemi zgjidhje. Të dyja janë shumë të rëndësishme: miratimi i amendamenteve që kërkojmë ne dhe nga ana tjetër zbatimi i plotë pa asnjë lloj shtegu të lirë për kriminelët e ligjit të dekriminalizimit. Kjo arrihet duke pranuar propozimin e detajuar që ka ofruar PD. Çdo lloj tentative tjetër është zvarritje dhe minim i ligjit”, tha Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *