VIDEO/ Lu: U kemi ndaluar hyrjen në SHBA gjyqtarëve të korruptuar

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të luftojnë me masa konkrete korrupsionin në Shqipëri e jo më vetëm me fjalë, gjithmonë brenda kornizave që atyre u lejon ligji.

Është vetë ambasadori i SHBA-ve Donald Lu i cili bën të ditur se u kanë ndaluar hyrjen në SHBA disa prej gjykatësve të korruptuar duke iu refuzuar apo anuluar vizat.

Deklarata e Lu ka ardhur si përgjigje e një të riu i cili është bërë pjesë e programit të SHBA të nisur muajin e kaluar të pyetje-përgjigjeve përmes internetit.

Glorjan Jahjaj: Përshëndetje, Z. Ambasador. Faleminderit që na dhatë mundësinë që të komunikojmë me ju. Një pyetje kisha në lidhje me politikën sot shqiptare. Kur ju e dini shumë mirë dhe Amerika e di shumë mirë që politikanët tanë janë kaq të korruptuar, përse nuk ndërhyni drejtpërdrejtë në ta? Faleminderit.

Ambasadori Donald Lu: Pyetje shumë e mirë. Absolutisht, korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA në Shqipëri. Ne jemi duke ndërmarrë masat tona, por edhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptarë. Vitin e kaluar, ne pamë se si partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanë të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen. Ne, gjithashtu, mbështesim zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin. Së fundmi, qeveria e SHBA u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar, duke iu refuzuar apo anulluar vizat. Ky është vetëm fillimi. Ne kemi shumë më tepër punë për të bërë për të luftuar korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *