UKT: Subjektet e mbifaturuara në janar s’do të paguajnë më shumë se kanë konsumuar

Administrata e re e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë qytetarët e Tiranës se të gjitha subjektet e mbifaturuara në muajin janar, nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më shumë nga konsumi real i regjistruar nga matësi i tyre. Për të gjitha subjektet të cilat kanë marrë një faturë të fryrë do të aplikohet zgjidhja sipas rasteve më poshtë:

  1. Të gjitha subjektet të cilat janë mbifaturuar në muajin janar dhe e kanë paguar atë vlerë, do të kompensohen në faturën e çdo muaji në vazhdim deri në likuidimin total të vlerës së paguar. Për të rifilluar më pas me faturimin normal sipas konsumit real mujor.
  2. Të gjitha subjektet të cilat janë mbifaturuar në muajin janar dhe nuk e kanë paguar ende këtë faturë, do të marrin një faturë me vlerë minus bashkë me faturën e muajit Shkurt. Të dyja këto fatura, do të thotë leximin real te muajit janar dhe atë të muajit Shkurt, do të mund t’i paguajnë deri në datën 28 Mars pa asnjë kamatë-vonesë.

Ky vendim vjen pas dy protestave të biznesit si dhe banorëve të Kombinatit, të cilëve iu bashkua edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërkohë që kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi javën e kaluar edhe Bordin e Asamblesë së Aksionerëve, takim që pasoi me shkarkimin e drejtorit dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin e ankesave.

(Boldnews)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *