TV Gjerman: Refugjatët sirianë nga Shqipëria drejt Europës

Televizioni Gjerman N-TV ka raportuar për një  “rrugë të re”  me të cilën refugjatët që kërkojnë strehim në Evropë do të  jenë në gjendje të lëvizin nga Greqia në Shqipëri, nëpërmjet Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë për në Evropën Perëndimore.

Për emigrantët  nga zonat e shkatërruara nga lufta gjatë dy ditëve të fundit është pezulluar hyrja në Maqedoni, për shkak të masave të rrepta dhe selektive të kontrollit.

Kufirin mund ta kalojnë  vetëm ata që kanë dokumentacion të plotë.

Më parë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pati thënë se Shqipëria nuk do të jetë rrugë e re për refugjatët në udhën e tyre për Evropë për shkak se nuk ka “ka kushte, nuk ka fuqi, dhe nuk ka entuziazëm për të shpëtuar botën, ndërsa të tjerët mbyllin kufijtë e tyre”.

Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç pati deklaruar se vendi i tij do të duhet që t`i mbyllë kufijtë e saj për emigrantë nëse të njëjtën gjë e bëjnë edhe vendet anëtare të BE-së.

harta-e-re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *