Tahiri i shmanget pyetjes për drejtimin e Byrosë së Hetimit

Gjatë përuruimit të godinës së re të Policisë Rrugore, Ministri i Brendshëm Saimi Tahiri refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Tahiri u pyet për drejtimin e kësaj strukture, ndërsa përgjigja e tij ishte :

“Ju do të vazhdoni të pyesni, ndërsa unë do të përgjigjem për temën e ditës, pasi besoj se vuajtja e përditshme e qytetarëve duke u paraqitur në sportele është e pamerituar”– deklaroi Ministri Tahiri.

Byroja Kombëtare e Hetimi vijon të shkaktoj debat politik përsa i përket kontrollit të saj. Në draftin e dorëzuar nga qeveria, ky institucion do të kontrollohet nga Policia e Shtetit, ndërsa prokuroria do të ndjekë hetimet e zyrtarëve.

Por raporti i fundit i Komisionit të Venecias, sugjeron se Byroja e Hetimit duhet të ngrihet pranë Prokurorisë, si një strukturë e Policisë Gjyqësore dhe ndryshimet në kushtetutë të bëhen në të njëjtën kohë me atë të reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *