Qeveria rrit rrogat për kryebashkiakët, ja sa do paguhet Veliaj

Një nga vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë ishte rishikimi i rrogave për 61 kryetarët dhe nënkryetarët. Qeveria vendosi të rrisë pagat nga 10 – 20 % për të gjithë zyrtarët e pushtetit vendor por “harroi” ta bënte këtë gjë për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka të njëjtën pagë me atë të paraardhësit të tij, Lulzim Basha. Ky i fundit, gjatë kohës kur qeveria e djathtë po linte pushtetin, përfitoi një rritje rroge me anë të një vendimi qeverie nr. 586, datë 17.07.2013 ‘Për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore’.

Më poshtë do të gjeni edhe ndryshimet e pagave për 61 Kryetarët dhe nënkryetarët e Bashkive në vend përfshirë këtu edhe Këshillat e Qarqeve.

Bashkia e Tiranës

Kryetari                          140 000 – 174 760 lekë;

Nënkryetari                   130 000 – 140 000 lekë.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001 – 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë:

Kryetari                             130 000 – 155 000 lekë;

Nënkryetari                      100 000 – 129 000 lekë.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë:

Kryetari                            110 000 –  140 000 lekë;

Nënkryetari                      70 000 – 117 500 lekë.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:

Kryetari                           70 000 – 117 500 lekë;

Nënkryetari                    60 000 – 95 000 lekë.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:

Kryetari                          60 000 – 95 000 lekë;

Nënkryetari                  45 000 – 80 500 lekë.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë:

Kryetari                        45 000 – 80 500 lekë;

Nënkryetari                28 300 – 70 500 lekë.

Për Këshillin e Qarkut:

Kryetari                       87 000 – 140 000 lekë;

Nënkryetari                57 600 – 95 000 lekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *