Protesta e grave deputete, debate në mbledhjen e grupit të PD, Topalli bashkohet me Bregun

TIRANË- Protesta e grave deputete të PD-së një ditë më parë nuk është mbështetur gjerësisht nga eksponentë kryesore të kësaj force. Pasi shpërfilli protestën, deputetja Majlinda Bregu tha se nuk mori pjesë pasi kishte qenë në një angazhim tjetër dhe përligji veprimin e saj. Bregu tha se ‘ashtu si shkoi kjo protestë” bëri mirë që nuk shkoi.

Debati është zhvendosur sot në mbledhjen e grupit të PD-së, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Përveç Bregut, qëndrim kritik ndaj protestës së djeshme ka mbajtur edhe deputetja Jozefina Topalli, e cila ka thënë se se PD nuk është OJQ dhe nuk mund të sillet si e tillë, duke kërkuar një nivel tjetër protestash për situatën aktuale.

Ndërsa deputetja Majlinda Bregu ka përsëritur qëndrimin e saj duke thënë se duhet një strategji për protesta.

Po sot deputetja tjetër demokrate, Arbiola Halimi ka reaguar pas deklaratave të djeshme të Bregut. Halimi në fakt ironizon Bregun me dy vargje që i ka publikuar në profilin e saj në facebook.

“Në bregun e lumit qëndronte një zonje, sytë i kish të mbyllur, se pa kaloi një Shqiponje!”, shkruan Arbiola Halimi në Facebook.

Më pas, Bregu postoi në Facebook shprehjen e Margaret Thacer “Fuqia është, si të jesh një zonjë, nëse do tua thuash të tjerëve se je, atëherë nuk je”.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se ‘jemi rrugë të drejtë, aksioni në Parlament vijon’. Sakaq, ligjvënësi Genc Ruli ka kërkuar të qartësohet qëndrimi për marrjen pjesë në Komisionet Parlamentare.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *