“Në Shqipëri ka mafie, ata mund të të vrasin”

Ndërkohë që kriza e refugjatëve ka prekur gjithë Europën dhe madje edhe vendet tona fqinje, Maqedoninë e Greqinë, Shqipëria duket se do të ngelet jashtë ndihmës. Megjithëse autoritetet shqiptare janë shprehur të gatshme për të pritur refugjatët sirianë, deri tani nuk ka asnjë qendër pritjeje në vend.

E mesa duket faji për këtë është i imazhit të krijuar për Shqipërinë dhe famën e keqe për mafien, që ka mbërritur deri në Siri.

Gazetarja Fatjona Mejdini publikon bisedën me një mikun e saj, gazetar britanik, i cili i ka thënë se refugjatët nuk duan të hyjnë në Shqipëri pasi kanë frikë nga mafia.

“Një gazetar britanik i Vice i cili po kalonte në Shqipëri për t’ju drejtuar kufirit me Greqinë me tha se një javë më parë kishte pyetur sirianët në Idomeni pse nuk zgjedhin Shqipërinë të kalonin po qëndronin me ditë të tëra para kufirit të mbyllur të Maqedonisë. Përgjigjja e sirianëve kishte qenë: Ti e di vëlla, atje ka mafie, ata mund të të vrasin!”, shkruan gazetarja Mejdini.

(Boldnews)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *