Kujdes: Mos e bëni këtë veprim në iPhone!

Nëse dëshironi ta bëni iPhone-in tuaj të papërdorshëm, atëherë ekziston një mundësi e tillë. Kohëve të fundit në rrjetet sociale një mesazh anonim nga 4chan i ka inkurajuar përdoruesit që ta vendosin datën në iPhone-in e tyre në 1 janar 1970, kinse për ta parë një ndërfaqe më retro në iPhone.

Por në fakt nëse e bëni këtë veprim, atëherë iPhone i juaj do të bëhet i papërdorshëm dhe nuk do të mund të ristartohet më.

Ata që e ndoqën këtë këshillë ishin të tronditur për të gjetur se telefoni i tyre ishte jo-funksional, përtej edhe mundësisë së rregullimit me iTunes.

Edhe procedurat më rigoroze të ristartimit – qasje me DFU mode dhe zëvendësimi i firmware nuk është i mjaftueshëm për të sjellë një iPhone të prekur nga ky “krimb” në gjendjen normale.

Problemi shfaqet vetëm më pajisjet me çipat 64-bit, domethënë iPhone 5S, iPad Air, iPad Mini 2 dhe iPod Touch 2015.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *