Ja kush është ish deputeti i gjobitur

Policia e shtetit publikoi një video ku një ish deputet i opozitës është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie.

“Kam qenë deputet dhe ishim në një takim. Jam në opozitë”, i është drejtuar qytetari efektivit të policisë, teksa ky i fundit i kërkonte të firmoste.

Boldnews.al ka mësuar se bëhet fjalë për ish deputetin Astrit Bushati, i cili ishte nisur për një mbledhje në qytetin Shkodrës ku i pranishëm ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

astrit bushati

Mësohet gjithashtu se Bushati, tashmë kryetari i PD në Shkodër, ka mbërritur me vonesë në këtë takim për shkak edhe të kësaj ndalese nga strukturat e policisë.

Ish-deputeti, Astrit Bushati është ndëshkuar për dy shkelje administrative, “Parakalim i gabuar” dhe “Tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *