Irak, forcat special amerikane kapin një nga krerët e ISIS

Forcat special amerikane kanë kapur për herë të parë një personazh të dorës së parë të ISIS. Arrestimi ka ndodhur gjatë një blici të skuadrës së Delta Force në veri të vendit, siç raporton CNN

I burgosuri do t’i dorëzohet në ditët në vijim autoriteteve irakiane pas marrjes në pyetje nga personeli amerikan. Operacioni, shpjegon Pentagoni, është zhvilluar pas disa javësh aksioni të forcave të inteligjencës në zonë.

Në 2015 në një operacion të ngjashëm u kap në Siri gruaja e një prej figurave kyçe të Daesh, Abu Sayyaf. Ka mundësi, sipas mediave amerikane që informacionet e mbledhura nga gruaja kanë shërbyer për të organizuar sulmin dhe për ndërhyrje të mëtejshme.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *