Hashim Thaçi dorëhiqet nga postet e tij

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka raportuar në lidhje me zgjedhjen e tashmë ish-zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Mustafa ka njoftuar gjithashtu se Thaçi tashmë ka ofruar dorëheqjen nga të gjitha postet e tij, ndërsa të njëjtin e ka falënderuar për kontributin e dhënë deri më sot.

“Dua t’iu njoftoj se zëvendëskryeministri i deritashëm i Qeverisë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, në ditën kur është zgjedhur President, ka ofruar dorëheqjen e tij nga të gjitha postet. Në emër tim dhe të Qeverisë e falënderojmë z.Thaçi për kontributin e tij të dhënë dhe i urojmë suksese në postin e ri, atë më të rëndësishmin e shtetit”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Më tej, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, është miratuar projekt-rregullorja për punën e Këshillit përgatitor për themelimin e fondit të sigurimit shëndetësor.

Qeveria i propozon Kuvendit anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Avdi Konjuhi dhe Ismet Hashani.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *