Policia sajon pengmarrjen 2-mujore në familjen e të sëmurëve mendor

Prej disa ditësh në media është shkruar për situatën e rënduar të një familje në Roskovec, kryesisht për vajzën 7-vjeçare të dy prindërve me probleme mendore.

E ndërsa prej ditësh është bërë thirrje për situatën e rëndë të kësaj familje, sëfundmi në banesën e tyre kanë shkuar shërbimet sociale të bashkisë per te gjetur ndonjë mundësi ndihme për fëmijën, pasi nuk kanë pasur energji elektrike prej disa muajsh.

Kryefamiljari Kozma Kola duke mos qenë edhe në gjendje të mirë mendore e ka kundërshtuar ndihmën e ofruar duke u treguar edhe agresiv.

Pikërisht këtë moment kanë shfrytëzuar edhe efektivët e policisë duke e arrestuar për kundërshtim të uniformave blu, pasi sipas qëndrimit zyrtar ai ka plagosur edhe një polic.

Por çudia qëndron në komunikatën e policisë në të cilën thuhet se 56-vjeçari mbante të mbyllura bashkëshorten, shtetasen L.K, 54 vjeçe, dhe vajzën e tij U.K, 7 vjeçe prej dy muajsh, por nuk ka asnjë akuzë për pengmarrje.

Njoftimi i policisë

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Kozma Kola, 56 vjeç, banuese në lagjen Nr.1 Rroskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar punonjësit e bashkisë dhe shërbimet e policisë për të hyrë në banesën e tij, të cilët do të nxirrnin nga banesa bashkëshorten, shtetasen L.K, 54 vjeçe, dhe vajzën e tij U.K, 7 vjeçe, të cilat i mbante të mbyllura në banesë për një kohë prej dy muajsh.
Gjatë kundërshtimit ka qëlluar me sopatë derën e banesës duke thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në sy punonjësi i policisë,shtetasi L.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekesor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore osë një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” parashikuar nga Nenet 235, 236/2 dhe 91 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *