Priten 1200 palmat e Vlorës, qindra mijëra euro dëm

1200 palmat përgjatë bulevardit kryesor në Vlorë janë prerë duke krijuar një shfaqje jo të këndëshme për banorët e qytetit bregdetar. Shkak për prerjen e tyre është bërë infektimi nga buburreci i kuq, një larvë vdekjeprurëse për pemën decorative.

Larva ka aftësi të shumohet me shpejtësi duke shkatërruar plotësisht indin ushqyes të palmës. Duke parë këtë situatë, Bashkia e Vlorës e pa të arsyeshme prerjen  e palmave, pavarësisht se në pamje të parë ato nuk dukeshin të kalbura.

Aktualisht është bërë zgjedhja e zëvendësimit të Palmës me Rrapin, për shkak të kostos së lartë.

“Ka filluar rehabilitimi i zonave të gjelbërta ku përfshihet edhe zëvendësimi të cilat janë të degraduara prej sëmundjes. Për fatin e keq jemi të detyruar t’i heqim dhe ti zëvendësojmë me pemë të tjera.”– shprehet kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Ndërkohë sipas Lelit, palmat që do të vendosen përgjatë Lungomares nuk do të priten pasi janë një lloj tjetër që nuk preken nga sëmundjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *