Godet sërish Joleza Koka : “Mos i ngacmoni gocat kur janë me ato!”

Kryetarja e FRESSH godet sërish me deklaratat e saj duke shkaktuar sërish jo pak debat. Nuk bëhet fjalë për deklarata politike, por për gafat që e kanë kthyer atë në protagonisten kryesore të mediave online.

Sëfundmi Joleza poston një satus në rrjetin e saj social Facebook, ku shkruan kundër stigmatizimit të femrave gjatë kohës kur ato janë me perioda. Kryetarja e FRESSH kishte lexuar një shkrim për një kompani britanike ku thuhej se vajzat duhet të marrin pushim vetëm gjatë kohës kur janë me ato.

Kjo ka provokuar reagimin e kryetares së FRESSH. Ja çfarë shkruan Joleza Koka në statusin e saj:

“Ja një ide njerëzore, që do rriste efiçencën në punë, do respektonte ciklin biologjik dhe kreativitetin e stafit. E s’do dëgjonim më fjali si ‘mos i fol sot asaj se është më ato’, kur në fakt shumica e vajzave ndjejnë vërtetë dhimbje por janë të mësuara të mos bëjnë zë e të përpiqen të punojnë normalisht.”

jolezaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *