“Rolling Stones” në Kubë: Moment historik për ne

Grupi legjendar britanik i rokut “Rolling Stones” do të performojnë në Kubë për herë të parë më 25 mars në një koncert, ku hyrja do të jetë e lirë, në Havanë.

“Ne kemi luajtur në shumë vende të veçanta gjatë karrierës sonë të gjatë, por ky spektakël në Havanë do të jetë një moment historik për ne, shpresojmë edhe për miqtë tanë në Kubë”, deklaroi grupi në një mesazh të publikuar në internet.

Koncerti do të zhvillohet në kompleksin sportiv “Ciudad Deportiva” dhe është pjesë e turneut latinoamerikan “Latina Ole tour” të grupit.

Kjo ngjarje do të jetë disa ditë pas vizitës historike të presidentit amerikan, Barack Obama në Kubë, e parashikuar për më 21 dhe 22 mars.

(Boldnews)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *