Presidenti Thaçi në Prizren, pi çaj me qytetarët

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi sonte në orët e vona ka qëndruar në qytetin e Prizrenit. Thaçi ka takuar disa qytetarë të kombësive të ndryshime, shqiptarë, turq e boshnjakë e madje ka konsumuar edhe një çaj me ta.

“Sonte pasdarkë tradicionale me çaj me qytetarët e Kurillës në Prizren. Aty takova, bashkë, shqiptarë, turq e boshnjakë. Ky është qyteti i bukur i Prizrenit, i tolerancës dhe multietnicitetit”, ka shkruar Hashim Thaci në Facebook.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *