Përjashtimi i deputeteve, gratë në protestë para Kryeministrisë

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë, dhjetra gra, nëna dhe vajza protestuan para kryeministrisë për të kundërshtuar, sipas tyre dhunën verbale të ushtruar në parlament.

Nismëtare e kësaj proteste ishte Lidhja Demokrate e Gruas, ndërsa fjalën e hapjes e morrën dy deptutete e përjashtuara për disa ditë nga jeta parlamentare, Albina Deda dhe Arbjola Halimi.

Sipas tyre, kryeministri Edi Rama i ka ofenduar gjatë seancës parlamentare të së enjtes.

“Sot gratë janë në mjerim, të kërcënuara në të gjitha të drejtat e tyre. Me dhjetëra nëna janë burgosur dhe për shkak të faturave që nuk përballojnë dot.  Ato jetojnë lënduara dhe sot si kurrë më parë atyre u është vrarë shpresa.”-u shprehën ndër të tjera  deputetet demokrate.

Ndërkohë kryetarja e LDGSH Albana Vokshi tha se bota e grave nuk mund të jetë kurrë bota e Ramës, arrogante me komplekset, inatin, zemërimin, urrejtjen ndaj çdokujt.

Por çfarë tha në parlament kryeministri Rama ?

Të shtunën gjatë një takimi me Forumin e Grave Socialiste, kreu i qeverisë Edi Rama sqaroi incidentin e ndodhur në parlament ku deputetet Albina Deda dhe Arbjola Halimi qëlluan me letra dhe vezë për shkak të pretendimeve se ishin ofenduar nga kryeministri.

Por, kryeministri Rama u shpreh se fjalët e tij janë keqkuptuar dhe se për asnjë moment nuk ka lëshur ofendime apo provokuar deputetet.

 “Të marrësh leksion nga burra që i abuzojnë gratë për t’i bërë viktima, siç abuzuan me atë të shkretën që unë i thashë “motër”, ata thonë i tha “mostër” se duan ta përdorin viktimën për të luftuar me mua dhe me ne.”– u shpreh kryeministri Rama në takimin e 27 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *