Ledri shijon jetën e natës me të dashurën dhe Lori Hoxhën

Që kur zyrtarizoi lidhjen e tij me vajzën e ish-kryeprokurorit shqiptar, Ledri Vula ka ekspozuar fare pak nga jeta e tij private. Fotot me të dashurën apo detaje tjera nga lidhja gjithmonë janë mbajtur të rezervuara nga publiku duke mos i dhënë hapësirë shtypit rozë për fjalë.

Megjithatë, daljet me të duke shijuar jetën e natës nuk mungojnë, pavarësisht angazhimeve të shumta të Ledrit nëpër koncerte. Madje në njërën prej tyre të sjellë nga Prove, çifti Ledri Vula dhe Adela Sollaku është parë në shoqërinë e Lori Hoxhës, trashëgimtares së Top Medias.

Nuk dihet se a i lidh një miqësi vajzat mirëpo kjo nuk është hera e parë që shihen së bashku pasi edhe më parë Lori është parë tek shijon jetën e natës me dyshen.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *