“Impulse të reja”, priten ndryshime zëvendësiministrash. Largohet Gentiana Sula

Nesër ne mbledhjen e qeverise pritet të ketë ndryshime të reja në qeveri, por kësaj here në nivel zëvendësministrash. Burime të sigurta konfirmojnë për Boldnews.al se tashmë është larguar nga detyra zëvendësministrja e Mirëqënies Sociale Gentiana Mara Sula. Kjo pasi, Sula pritet të zgjidhet ditën e enjte në parlament si kryetare e Komisionit të posaçëm për hapjen e Dosjeve të Sigurimit. Lirimi nga detyra për zëvendësministren pritet që të konkretizohet në mbledhjen e qeverisë të së mërkurës.

Ndërkohë pritet që zëvendësministra të rinj, të vijnë edhe nga radhët e partive të vogla që shpeshherë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj koalicionit qeverisës. Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo janë dy emra që prej kohësh kanë kërkuar një pozicion qoft nw qeveri ose nw institucione. Gjithashtu edhe partia çame PDIU e Shpëtim Idrizit ka kërkuar një ministri si dhe disa pozicione zëvendësministrash. Megjithatë, kjo mbetet për tu parë nëse aleatët e vegjël të koalicionit Rama-Meta do të “shpërblehen” për kontributin e dhënë në dy zgjedhjet e fundit.

Ndryshimi i fundit i zëvendësministrave u be ne 10 shkurt kur u futen ne kabinet 3 propozime te Lëvizjes Socialiste per Integrim, mes te cilëve edhe ish-kreu i shërbimit sekret Bahri Shaqiri ne postin e zëvendësministrit te Transporteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *