I dehur konfliktohet me pronarin e lokalit, vritet kushëriri i Denis Shtrazës

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur pas një konflikti në një lokal mbrëmjen e sotme në Durrës në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit të qytetit bregdetar.

Nga ngjarja fillimisht kanë mbetur të plagosur Asllan Kërtusha, 30 vjeç dhe Blendi Kajno, 34 vjeç. Por për shkak të plagëve të marra 30-vjeçari Kërtusha ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Sipas burimeve paraprake dyshohet se dy personat Kërtusha dhe pronari i lokalit Gëzim Kajno u konfliktuan me njëri tjetrin pasi ky i fundit kishte si motiv nxjerrjen nga lokali të Asllan Kërtushës.

Më pas, ai dhe Kanjo kanë dalë jashtë lokalit për t’u “sqaruar”, mirëpo Kërtusha ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar ndaj Kanjos, por ky i fundit ja ka rrëmbyer armën dhe e ka qëlluar.

Plumbat kanë kapur edhe nipin e autorit Kanjo, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

30 vjeçari Kërtusha është kushëri me Denis Shtrazën, i cili është arrestuar më herët për vrasjen e Gazmend Çollakut, çka krijoi dyshimet e para të policisë se mos krimi kishte të bënte me ndonjë hakmarrje të mundshme.

Lexo edhe:
Ekskluzive/ Ja si ndodhi masakra e Durrësit. Konflikti nisi se viktima ngacmonte kamarieret

 

Në 2014 Shtraza e Kërtusha u arrestuan për prishjen e një lokali
Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e lokal ”Pop Corn” në lagjen nr.1 Durrës, Asllan Kërtusha, së bashku me Denis e Ilia Shtraza, duke qenë në gjendje të dehur kanë thyer disa pajisje të lokalit dhe kanë goditur me mjete të forta shtetasit Miklovan Lazri dhe pronarin e lokalit shtetasin P.B., 48 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime, të cilat u klasifikuan në kategorinë e plagosjes së lehtë. Shtetasit Miklovan Lazri në konflikt e sipër iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatic, të cilën e mbante pa leje.

Kërtusha me precedent të mëparshëm penal
-Në vitin 2010 Kertusha ai u arrestua nen akuzen e kundershtimit të forcave te policisë pasi ne gjendje te dehur theu tavolinat dhe karriket e nje lokali

-Në maj të vitit 2014 Kërtusha së bashku me Denis Shtrazën , Ilia Shtrazën dhe Miklovan Lazritë gjithë nga Durrësit janë arrestuar në flagrancë, pasi nën efektin e alkoolit kanë shkatërruar një lokal në lagjen nr.1 të qytetit ndërkohë që Kërtusha së bashku me Denisin dhe Ilian kanë goditur me mjete të forta Miklovan Lazri dhe pronarin e lokalit P.B., 48 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime, të cilat u klasifikuan në kategorinë e plagosjes së lehtë. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/durr-s-atentat-pran–uj-sjell-sit-vdes-nj–prej-dy-t–plagosurve-344774.html#sthash.JR3jFQud.dpuf

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *