Ekskluzive/ Ja si ndodhi masakra e Durrësit. Konflikti nisi se viktima ngacmonte kamarieret

Ngacmimi i kamariereve ka çuar në një konflikt që i ka marrë jetën 30-vjeçarit Asllan Kërtusha i cili është konfliktuar me pronarin e lokalit Lords Trem në lagjen nr 17, përball Ujësjellësit Durrës, Gëzim Kajno.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për Boldnews se fillimisht sherri ka nisur brenda në lokal mes dy personave të sipercituar të cilët kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar.

Por tek veranda e lokalit Kërtusha ka nxjerre pistoletën duke ia drejtuar autorit i cili duke përfituar nga gjendja e dehur e viktimës si dhe me mjaft shpejtësi ia merr armën nga dora dhe e qëllon viktimën po me këtë armë.

Gjate gjuajtjes me armë është plagosur ne krah aksidentalisht dhe nipi i autorit, 34-vjeçari Bledar Kajno.

Pas këtij momenti Gezim Kajno është u larguar në drejtim te pa ditur.

Bëhet e ditur se gjithçka ka qenë e regjistruar edhe nga kamerat e brendshme e të jashtme të lokalit të cilat jane sekuestruar si prova materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *