Akreditimi, ja kush janë 6 universitet e para që do të “testohen”

6 universitete mes tyre 4 publike dhe 2 private pritet t’i nënshtrohen fillimisht një “testimi” nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Britaninë e Madhe. Lajmin e konfirmoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti. Nikolla shtoi se do të ketë një raport paraprak në muajin tetor për të parë gjendjen fillestare të të gjitha universiteteve, ndërsa raporti përfundimtar do të publikohet në qershor të 2017.  Universitetet e para që pritet t’i nënshtrohen kontrollit të cilësisë janë:

  • Universiteti Bujqësor i Kamzës.
  • Universiteti Politeknik i Tiranës.
  • Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
  • Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
  • Universiteti “Marin Barleti”, jo publik.
  • “Universiteti Europian i Tiranës”, jo publik.

Gjithashtu brenda vitit 2017 pritet të publikohet edhe rankimi për universitetet më të mira dhe me performancën më të lartë. Sipas ministres Nikolla, ky rankim do të ndihmojë jo vetëm studentët për të zgjedhur universitetin më cilësor, por do të shërbejë edhe për shpërndarjen më të drejtë të financimeve nga ana e shtetit.

Një ditë më parë, u nënshkrua marrëveshja mes  Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Agjencisë e Sigurimit të Cilësisë në Britaninë e Madhe, për vlerësimin dhe certifikimin e cilësisë së institucioneve të Arsimit të Lartë.  Por nga kjo marrëveshje nuk u bënë publike detajet e kostos që do të paguaj shteti shqiptar për agjencinë britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *