FOTO/ Kur socialistët i kërkojnë punë Ramës dhe buzëqeshjet e deputetëve

Pavarësisht deklaratave optimiste të kryeministrit Edi Rama se punë ka, duket se socialistët e thjeshtë mendojnë ndryshe.

Socialistët që kërkojnë punë mblidhen gjithmonë pranë Partisë Socialiste kur kjo e fundit zhvillon mbledhje të grupit parlamentar.

Socialistët ndalojnë shpesh deputetët socialistët për t’iu qarë hallet dhe për të kërkuar punë siç dhe deputetët iu patën premtuar gjatë zgjedhjeve. E ndërsa deputetët e kalojnë këtë çast me një buzëqeshje fallco dhe premtimin standard se do të interesohen për ta, kur në fakt sapo largohen i harrojnë menjëherë socialistët e thjeshtë.

Por kryeministri Rama është treguar më real se deputetët e tij.

Ai është dukur i nervozuar kur ka dalë nga selia e PS, ndërsa një grup mbështetësish i kërkonin punë.

Rama është fotografuar teksa dilte nga mbledhja e grupit nën shoqërinë sekretarit të punësimeve në PS, Taulant Balla, ndërkohë që një grup socialistësh i kanë treguar CV kryeministrit duke kërkuar vend pune.

Objektivi i aparatit ka kapur Ramën teksa debaton me qytetarët. Ndoshta u ka thënë që socialistët nuk duhet të kërkojnë punë në shtet, ose ndoshta iu kanë thënë që të nisin ndonjë shkollë profesionale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *